Politika e privatësisë
Përditësuar më 25 nëntor 2026
Kush jemi
Kjo faqe i përket HAB Engineering, me seli në Rrugën “Tirana”, Gjakovë, Kosovë. Për çdo pyetje rreth të dhënave tuaja na shkruani në info@hab-eng.net ose na telefononi në +383 48 661 665.
Çfarë të dhënash mbledhim
Vetëm atë që shkruani në formularin e kontaktit: emrin dhe mbiemrin, emailin, numrin e telefonit (nëse e jepni), projektin që ju intereson dhe mesazhin.
Faqja nuk ka llogari përdoruesish, buletin informativ apo pagesa.
Pse i përdorim
Për t’ju kthyer përgjigje dhe për t’ju dhënë informata për banesat dhe projektet tona. Bazë është pëlqimi juaj kur dërgoni formularin dhe interesi ynë për t’iu përgjigjur kërkesës suaj.
Nuk i shesim dhe nuk ua japim të dhënat tuaja të tjerëve për reklamim.
Si dërgohen dhe ruhen
Mesazhi juaj dërgohet me email te info@hab-eng.net përmes Google Workspace (Google). Faqja mbahet te Hostinger, serverët e të cilit regjistrojnë të dhëna teknike të zakonshme (adresa IP, shfletuesi, ora e vizitës).
Për të ndalur mesazhet e padëshiruara (spam), formulari ruan për pak kohë një version të koduar të adresës suaj IP.
Mesazhet i ruajmë për aq kohë sa nevojitet për t’u marrë me kërkesën tuaj, pastaj i fshijmë.
Statistikat, cookies dhe hartat
Faqja jonë nuk përdor cookies dhe nuk ka reklama.
Për të ditur sa vizita ka faqja dhe cilat faqe lexohen më shumë, përdorim Cloudflare Web Analytics. Ai numëron vizitat në mënyrë anonime (faqja, shteti, lloji i pajisjes dhe shfletuesit), pa cookies dhe pa ju identifikuar si person.
Disa faqe projektesh shfaqin një hartë nga Google Maps. Kur hapet harta, Google mund të vendosë cookies të veta sipas politikës së privatësisë së Google (policies.google.com/privacy).
Të drejtat tuaja
Ju mund të kërkoni të shihni, të korrigjoni ose të fshini të dhënat që kemi për ju, si dhe ta tërhiqni pëlqimin në çdo kohë. Mjafton të na shkruani në info@hab-eng.net.
Nëse mendoni se të dhënat tuaja nuk janë trajtuar si duhet, mund të ankoheni te Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) e Republikës së Kosovës.